Roberti me projekt të ri muzikor

Roberti me projekt të ri muzikor

Robert Berisha pas ndarjes nga Nora siç po duket ka në plan projekte të reja muzikore.

Gjatë një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka bërë të ditur për fansat se diçka e re po vjen në mes tij, Big Mamës dhe Rina Balaj, shkruan rtv21.tv.

Treshja kanë udhëtuar jashtë vendit për xhirime. Ndërsa Roberti në foto ka shkruar “Diçka po zihet”.

Roberti javë më parë nga një postim në Instagram ka bërë të ditur për publikun ndarjen nga Nora. Çifti i mirënjohur i estradës, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i dhanë fund lidhjes disa vjeçare.  Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtarit shqiptarë është “Mjalti i dashnisë”, të cilën e publikoi së bashku me videoklip në muajin korrik. Kënga deri tani ka arritur më shumë se 100 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media