Filmi do të titullohet "Batma"

Filmi do të titullohet “Batma”

Aktori i njohur amerikan, Robert Pattinson zyrtarisht do të luajë rolin kryesor në filmin “The Batman”.

Warner Bros e kanë konfrimuar për “Variety” që aktori i filmit “Twilight” ka nënshkruar kontratë të premtën që shkoi, përcjell rtv21.tv

Me këtë kontratë të nënshkruar Pattinson do të zëvendësoj aktorin, Ben Afleck, i cili ka luajtur rolin e këtij heroi.

Nga viti 2021 do të nisë shfaqja e 3 filmave të ri të Batmanit me regji të Matt Reeves dhe me protagonist Robert Pattinson. Filmi i parë i Pattinson në këtë rol do të titullohet “Batman”.

Batman është interpretuar nga aktorë të mëdhenj hollivudianë si Val Kilmer, Michael Keaton, George Clooney, Christian Bale e Ben Affleck./21Media