Babë e bijë të lumtur

Babë e bijë të lumtur

Javët e fundit, mediat rozë u vërshuan nga lajmi për ndarjen e çiftit të estradës, Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Ata ishin bashkë për më shumë se një dekadë. Nga martesa e tyre kanë një vajzë me emrin Renee.

Pas lajmit për ndarjen, Nora ishte në pushime bashkë me vajzën dhe nënën e saj në Turqi nga ku vazhdimisht publikoi imazhe të ndryshme.

Ndërsa, mbrëmë duket se kohë të mirë me vajzën kaloi Roberti, i cili në Instastory publikoi disa fotografi bashkë me të ëmblën Renee, shkruan rtv21.tv

Ndarjen e tyre e ka bëri publike, Roberti përmes një postimi në Instagram, të cilin pastaj e ka fshirë. Nora është ajo e cila ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë.

Kujtojmë se, në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media