Fotografitë e fundit që publikoi Nora ia marrin mendtë Robertit

Fotografitë e fundit që publikoi Nora ia marrin mendtë Robertit

Kryetema e mediave rozë muajt e fundit ishte ndarja e çiftit të mirënjohur të estradës, Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Lajmin për ndarjen e tyre e bëri të ditur Roberti në muajin gusht, ndërsa para disa javësh rrëfeu për herë të parë për ndarjen me Norën. Ai tregoi se me Norën nuk janë divorcuar, duke e lënë të hapur mundësinë për ribashkim, transmeton rtv21.tv

Nga martesa e tyre disavjeçare ata kanë vajzën Renee, arsyeja e tyre e jetës. Të dy vazhdimisht po sjellin imazhe të bukura të vogëlushes së tyre.

Së fundi Nora i realizoi fotosesion vajzës dhe këto fotografi i publikoi në Instagram. Nuk mungoi as pëlqimi i Robertit në fotosesionin e Renees.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti./21Media