“Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë"

“Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë”

Këngëtari i mirënjohur, Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku ka treguar aftësitë e tij të mira në kuzhinë.

Gjatë bisedës në studio, Roberti ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Nora Istrefi nuk di të gatuajë mirë dhe se ata kryesisht ushqehen jashtë.

“Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë. Ushqehemi kryesisht jashtë sepse jemi shumë të zënë dhe drekën zakonisht e hamë tek mami. Por unë gatuaj më shpesh”-ka thënë Roberti./21Media