Intervista e Robert Berishës

Intervista e Robert Berishës

Robert Berisha kohëve të fundit është njëri nga artistët më të përfolur të shoëbiz-it vendor shqiptar. Kjo pasi muajë më parë Roberti dhe Nora Istrefi kanë pranuar ndarjen e tyre.

I ftuar në një emision të Shqipërisë, Roberti u pyet se cilat janë tri femrat më seksi sipas tij, përveç Nora Istrefi. Dhe pa u menduar shumë gjatë, këngëtari, zgjodhi në vend të parë, Elvana Gjatën, së dyti Era Istrefin, dhe në fund Tayna.

Nora nuk ka komentuar asnjëherë për këtë derisa Roberti në shumë emisione nuk ka hezituar të flasë për këtë. Madje në një emision ka thënë se “Vetëm vdekja mund të më ndajë nga Nora”.

“Në një intervistë ku me dite si më ka ardh puna dhe kam thënë se vetëm vdekja mund të më ndajë nga Nora. Edhe është e vërtetë vetëm vdekja të ndanë prej nënës së fmiut tënd. Kështu që gjithmonë ka me qenë babi i Renees dhe gjithmonë kemi me qenë bashkë se e kemi Reneen, ishalla kemi me e pase shnosh e mirë deri sa të plaket”, tha ai, duke mos treguar se cila ishte arsyeja që çoi drejt ndarjes së tyre.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtarit është “Mjalti i dashnisë” i cili numëron më shumë se 118 mijë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media