Liverpool mbetet i pamposhtur në Premier Ligë

Liverpool mbetet i pamposhtur në Premier Ligë

Mbrojtësi i Liverpool, Andy Robertson beson që sulmuesi Sadio Mane është përmirësuar.

Futbollisti senegalez shënoi në minutën e 95-të, për t’i siguruar tri pikë gjigantit anglez, në ndeshjen ndaj Aston Villa.

Robertson ka thënë se Mane ka punuar gjithnjë shumë, por ky vit do të jetë i tij.

Sadio ka qenë i mrekullueshëm që prej kohës kur është transferuar në “Anfield”, por 2019 është viti i tij. Ka fituar Këpucën e Artë sezonin e kaluar dhe mund ta fitojë përsëri këtë vit”, deklaroi ai.

Liverpool mbetet i pamposhtur në Premier Ligë, ndërsa ndeshja e radhës është kundër rivalit Manchester City, që njëkohësisht është në vendin e dytë në tabelë.