Robi dhe Geta sollën në jetë një vajzë

Robi dhe Geta sollën në jetë një vajzë

Moderatori i mirënjohur Robert Bojaj është bërë baba për herë të parë.

Gruaja e tij, Getoarbë Molliqi – Bojaj e cila me profesion është dramaturge, ka lindur para pak minutave një vajzë të ëmbël të cilën e pagëzuan me emrin, Eva Zoe.

Lajmin për lindjen e vajzës e ndanë edhe vet prindërit e rinjë të cilët shprehën ndjenjat e tyre të veçanta, shkruan rtv21.tv

“Nuk po arrij me i lidhe fjalet me njera tjetren, aq shume po du me thone, e kaq pak po me duken afer kesaj ndjenje.
Dielli jone,
Qofsh e bekume, ashtu sic ne u bekuam me ty.
Te kam prite me shume se gjithcka ne jete e kam me te dashte edhe ma shume se qe nje zemer ze dashuri”,  janë vetëm disa nga fjalët e Getoarbës në Facebook.

Ndërsa Robi e shprehu pak më ndryshe gëzimin e tij.

Mire se erdhe dashuria jone Eva Zoe. Super Mami Geta & Babi jane gati me ta dhuru dashnine e kesaj bote, e dashura Eva Zoe Bojaj.

Roberti aktualisht është i angazhuar në programin e mëngjesit si dhe në radion e RTV 21./21Media