"Çdo urim që ta bëj është i vogël në krahasim me mrekullinë që na e ke sjellë në jetë"

“Çdo urim që ta bëj është i vogël në krahasim me mrekullinë që na e ke sjellë në jetë”

Për moderatorin e mirënjohur Robert Bojaj apo ndryshe i njohur për publikun si Robi, sot është njëra ndër datat e veçanta.

Bashkëshortja e tij skenaristja Getoarbë Mulliqi – Bojaj, sot feston ditëlindjen dhe mbush 26 vjet, shkruan rtv21.tv

Robi në rrjetin social Instagram, i ka bërë një urim të bukur bashkëshortes për ditëlindje, në të cilin mes tjerash thotë se vajza e tyre është mrekullia më e madhe që i dha ajo.

“Mami i Eva Zoe, dashuria e jetes time, ti qe je plot dashni dhe energji pozitive , cdo urim qe ta bej eshte i vogel ne krahasim me mrekulline qe na e ke sjelle ne jete. Krejte cka du me te uru eshte qe ti me pase shendet te mire dhe vazhdo me qene gjithmone po kaq e lumtur dhe pozitive, energji dhe dashni qe Even dhe mua na mbushe jete. Te dua Geta, te paçim gjithmone. Good times or bad, happy or sad… just one look into your eyes is all it takes to make me smile. Happy birthday Geta P.S. Eva will be proud of you @getamulliqi”, ka shkruar Robi në urimin e tij.

Ndryshe, kujtojmë se me Robin mund të shoqëroheni në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” si dhe në emisionin e radios “Prite të Gjelbrën”, në RTV 21./21Media