Pamje të bukura familjes Bojaj

Pamje të bukura familjes Bojaj

Moderatori i njohur, Robert Bojaj siç duket ka gjetur kohë për pak pushim. Krahas angazhimeve të ndryshme në televizion, Robi sot ka kaluar kohë të bukur me familjen, shkruan rtv21.tv

Kjo shihet nga imazhet që Robi dhe familjrët e tij kanë publikuar në rrjete sociale. Autori dhe moderatori i emisionit shumë të dëgjuar dhe shikuar “Prite të Gjelbrën” pak më parë në instagram ka publikuar një imazh tejet të bukur veror, në të cilin shihet me bukuroshen e tij, Eva Zoen.

“Zoti ua ruajte kush i ka dhe ua falte atyre qe nuk i kane”, ka shkruar moderatori krahas fotografisë në instagram, ku numëron 24 mijë e 700 ndjekës.

Ndërsa, familjarët e tij në facebook i kanë publikuar Robit disa imazhe tjera të bukura, ku shihet edhe bashkëshortja e mderatorit, Getoarbë Mulliqi-Bojaj.

Kujtojmë se me Robert Bojajn mund të shoqëroheni në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë” si dhe në emisionin e radios, “Prite të Gjelbrën”, në RTV 21./21Media