50 milionë funte britanike për pajisje kirurgjike robotike

50 milionë funte britanike për pajisje kirurgjike robotike

Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si mjekët i trajtojnë pacientët. Në një sallë operacioni, një robot po ndihmon kirurgët me operacione të ndërlikuara sa në vrimë çelësi.

Shumë ngazëlluese të shohësh teknikat robotike të marrin pjesë, para së gjithash nga një pikë ergonomike, vetëm nga pikëpamja e kirurgut. Sistemin mund ta rregulloni shumë më mirë që stresi në trup të jetë më i pakët, që me shpresë do të përmirësojë suksesin e operacionit për kirurgët në afat të gjatë, që do të na mundësojë të performojmë potencialisht që të shtyjmë kufijtë e operacionit prapë sikur operacioni në vrimën e çelësit bëri në vitet 90“, tha këshilltari Jonathan Morton.

Këshilltarët si Morton janë në mesin e shumë kirurgëve që po provojnë teknikën e re para se të fillojë të përdoret nëpër spitalet e Britanisë së Madhe.

Robotët lejojnë kirurgët që të operojnë me katër duar robotike. Ata mund të përdoren për të kontrolluar instrumentet kirurgjike nga një kompjuter, shkruan rtv21.tv

Në fakt, roboti nuk është duke e bërë operacionin, është kirurgu me përvojë dhe njohuria që i tregon robotit çfarë të bëjë“, tha Morton.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë së Madhe ka filluar të zhvillojë kornizën prej 50 milionë funte britanike për pajisje kirurgjike robotike.

Nga Kolegji mbretëror i Kirurgëve thonë se robotët nuk do t’i zëvendësojnë mjekët në spitale. Ata thonë se mjekët do të mbesin të kontrollojnë operacionet.

Roboti nuk do të marrë punën e kirurgëve“, tha Richard Kerr nga Kolegji mbretëror i Kirurgëve të Britanisë së Madhe.

Roboti do të bëhet pjesë integrale e mjeteve që kirurgët bënin më parë operacionet në pacientët e tyre. Tani, mund të jetë larg, mbase pas 20 viteve, mund të jenë disa aspekte të kirurgjisë që do të bëhen nga robotët“, shtoi ai.

Prodhuesit prapa teknologjisë,  CMR Surgical me seli në Kembrixh, pohojnë se më shumë pacientë do të mund të kenë qasje në operacione.

Vizioni që kemi ne është se kemi ndërtuar një sistem që do të mundësojë që gjithnjë e më shumë pacientë të kenë operacion me qasje minimale dhe të gjitha përfitimet që sjell për ta në aspektin e zvogëlimit të ndërlikimeve, zvogëlimit të dhimbjeve, kthimit më të shpejtë në punë dhe qëllimi është që ta vëmë këtë sistem në sa më shumë spitale anekënd botës” tha kryeshefi mjekësor Mark Slack./21Media