Sapo në Agjenci të kryejnë studimin, do të shikojnë teknologjitë për pastrimin e ujërave të zeza

Sapo në Agjenci të kryejnë studimin, do të shikojnë teknologjitë për pastrimin e ujërave të zeza

Shkencëtarët janë duke zhvilluar robotë që një ditë mund të zvarriten nëpër minierat e vjetra për të ndihmuar parandalimin e katastrofave mjedisore.Malet e Kolorados kanë dhjetëra miniera joaktive që janë të mbushura me ujë të ndotur. Nëse rrjedh jashtë, uji do të mund të shkatërronte peisazhin përreth.

Hapi i parë në adresimin e problemit është gjetja se çfarë ka brenda minierave, disa nga të cilat datojnë që nga viti 1860.

Aty hyjnë robotët. Ata mund të lëvizin nëpër pasazhet e errëta për të skicuar hartat e minierave dhe për të analizuar ujin.

Robotët do të mund të merrnin disa vite që të zhvilloheshin. Ata mund t’u ngjajnë karrocave të golfit dhe të kushtojnë 90,000 dollarë secili.

Në vitin 2015, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit liroi 3 milionë galonë ujë me ngjyrë mustardi nga miniera Gold King. Derdhja ngjyrosi lumenjtë në tri shtete.

Pengesat e mëdha mbesin, përfshirë gjetjen e mënyrës për të operuar nga larg derisa të jenë thellë në minierë, matanë kapjes së radio-sinjaleve.

Një opsion është lëshimi i pajisjeve me sinjale përgjatë rrugës ashtu që robotët të mbesin në lidhje me operatorët. Një tjetër është dizajnimi i robotit autonom që do të mund të gjenin rrugën vet.

Hulumtuesit, po ashtu, janë duke zhvilluar harta të sofistikuara të kompjuterizuara ku tregohen miniera në tre përmasa.

Hartat ilustrojnë ku puset e minierave ndëpritet me shkarjet natyrore dhe ofrojnë fille sesi uji rrjedh nëpër male.

Douglas Yager është gjeolog në U.S. Geological Survey, transmeton rtv21.tv

“Gjeofizika do të ndihmojë të shihet blloku i maleve dhe secila nga këto tipare të ndryshme do të ketë gjurmë të ndryshme gjeofizike dhe ne jemi të ngazëllyer që do të mund të karakterizojmë secilën nga zona gjeologjike dhe që kanë lidhje me minierat” thotë ai.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka në plan që të shpojë në miniera nga sipërfaqja dhe të lëshojë instrumente në vrimat e shpuara, duke matur thellësinë, presionin dhe drejtimin e rrjedhave të ujërave nëntokësorë.

Gjurmimi i rrjedhave është sfidë ngase ato derdhen nëpër shumë miniera dhe sipërfaqe të gërmadhave. Shumë tunele dhe shkarje janë të lidhura, ndaj bllokimi i njërës mund të nxjerrë ujin nga tjetra.

Sapo në Agjenci të kryejnë studimin, do të shikojnë teknologjitë për pastrimin e ujërave të zeza./21Media