Roboti Cassie thyen rekord me vrapim

Roboti Cassie nuk është akoma gati për të marrë pjesë në gara vrapimi në Olimpiadë, por me gjasë se së shpejti mund t’ua kalojë në vrapim.
Ky robot me dy këmbë, i cili u zhvillua në Universitetin e Oregonit, ia doli të regjistrohet në Ginis për vrapimin më të shpejtë në 100 metra, në kategorinë e robotëve me dy këmbë.
Ai e arriti këtë rekord me vrapim për 24.73 sekonda.
Si krahasim me të, Usain Bolt mban rekordin në kategorinë për vrapimin më të shpejtë në radhë të vrapuesve njerëz. Ai këtë distancë e arriti me vrapim për 9.58 sec. Pas tij, në radhë të vrapueseve femra që mban rekordin për vrapimi më të shpejtë në 100 metra, është Florence Griffith-Joyner. Ajo e arriti këtë rekord për  10.49 sec.
Sa i përket robotit Cassie, ai tashmë është zhvilluar për vrapim të gjatë, por edhe aftësi të tjera.
Roboti Cassie ka treguar aftësinë e tij në vrapim edhe vitin e kaluar, ku ai vrapoi në pesë km distancë për 53 min.
Është e rëndësishme të thuhet se kjo është arritje e madhe, pasi që këtë vrapim e realizoi me një të mbushur të baterisë.
Roboti Cassie, rezultatin që i solli rekordin në Ginis për vrapim në 100 metra distancë, e arriti falë bashkëpunimit në mes të një disajni të harduerit mekanik, dhe inteligjencës atificiale që kontrollon harduerin.
Cassie ka këmbë si të një struci, dhe operon pa kamera e sensorë të jashtëm.
Që prej se ai u prezantua në vitin 2017, zhvilluesit që qëndrojnë pas tij kanë bërë eksplorime rreth tij, për ta bërë sa më të shpejtë në vrapim dhe po e arrijnë këtë./21Media

Back to top button