Dramë e vërtetë në ndeshjet mes dy skuadrave nga Konferenca e Perëndimit

Dramë e vërtetë në ndeshjet mes dy skuadrave nga Konferenca e Perëndimit

Rivaliteti i madh Golden State Warriors dhe Houston Rockets në gjysmëfinale të Konferencën së Perëndimit në NBA. Do të luhen të paktën gjashtë përballje mes tyre për të mësuar skuadrën që do të kualifikohet në finalen e konferencës.

Pasi humbën të dy takimet e para në “Oracle Arena”, Rockets, të udhëhequr nga James Harden, barazuan serinë në 2-2, duke triumfuar 112-108 edhe në sfidën e katërt të zhvilluar në “Toyota Center”.

Harden shkëlqeu edhe në këtë takim duke shënuar plot 38 pikë, ku shtoi edhe katër asistime e 10 kërcime.

Kampionët në fuqi të NBA, e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë, por më pas gjithçka shkoi në favor të Rockets, të cilët në fillim të çerekut të katërt krijuan epërsi prej 17 pikës, të cilën e menaxhuan mirë deri në fund për të regjistruar fitoren e dytë në këtë seri. Ndeshja e radhës mes këtyre dy ekipeve do të luhet në fushën e Warriors.

Shumë pranë kualifikimit në finalen e Lindjes, Milwaukee Bucks, që triumfuan 113-101 në “TD Garden” ndaj Boston Celtics e tashmë kanë edhe avantazhin e fushës për të mbyllur gjithçka në sfidën e pestë, çka do t’i kualifikonte për herë të parë pas 18 vitesh në finale të konferencës.

Të gjithë basketbollistët e pesëshes startuese të Celtics realizuan pikë dyshifrore, të udhëhequr nga Kyrie Irving me 23 pikë, por kundër Bucks, e veçanërisht kundër Giannis Antetokounmpo, që e mbylli takimin me 39 pikë e 16 kërcime, nuk patën fuqi të bënin më shumë.