Vazhdon kriza e rezultateve për skuadrën e Houston Rockets

Vazhdon kriza e rezultateve për skuadrën e Houston Rockets

Ekipi nga Teksas konfirmon krizën e thellë të këtij sezoni edhe në fushën e Utah Jazz, ku u mposht me rezultatin e thellë 118-91.

Problemet e brendshme në skuadër por reflektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në paraqitjen e skuadrës, aq sa në këtë sfidë të radhës një basketbollist tepër cilësor si James Harden, realizoi vetëm 15 pikë. Në krahun tjetër te Jazz, Derrick Favors me 24 pikëve dhe 10 kërcime ishte basketbollisti më i mirë.

Asnjë problem për Boston Celtics përballë Neë York Nicks në TD Garden të Bostonit.

Vendësit arritën fitoren e 14 sezonale me rezultatin 128-100, duke e dominuar kundërshtarit gjatë gjitha takimit.

Protagonistë në këtë përballje ishin, Kyrie Irving dhe Jaylen Brown për Celtics me  nga 22 përkatësisht 21 pikë.

Kthehen te fitorja pas tri humbjeve radhazi Portland Trail Blazers, që mposhtën 108-86 Phoenix Suns.

Gjithçka u vendos në këtë takim qysh në çerekun e parë, të cilin Blazzers e fituan 34-9.

Edhe pa CJ McCollum, Blazzers e patën të lehtë ndaj ekipit nga Arizona, me Damian Lillard që rezultoi më i miri me 25 pikë të realizuara.