Ish-trajneri i Udineses aplikon në FFK për ta drejtuar Kosovën

Ish-trajneri i Udineses aplikon në FFK për ta drejtuar Kosovën

Tekniku italian të martën ka konfirmuar se ka aplikuar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për postin e seleksionuesit, i lënë bosh pas largimit të Albert Bunjakit, por nuk ka dashur të flasë më shumë rreth kësaj pune me arsyetimin se nuk ka diçka konkrete.

Por, ajo që 54-vjeçari ka thënë është se do t’i pëlqente një përvojë në krye të përfaqësueses që sapo mbylli ciklin e parë eliminator, raporton gazeta Koha Ditore.

Nën drejtimin e Bunjakit, Kosova përfundoi e fundit në grupin e saj eliminator për Botërorin “Rusia 2018” me një barazim e nëntë humbje.

“Për momentin nuk kam dëshirë të flas shumë për këtë, por them se do të isha shumë i lumtur nëse do të vija në Kosovë”, është shprehur Vanoli.