Rodri paralajmëron Liverpool

Rodri paralajmëron Liverpool

Mesfushori i Manchester City, Rodri ka thënë se gara për titull ende nuk ka përfunduar.

Liverpool në kampionatin anglez vazhdon me formën e shkëlqyer dhe ende nuk di për humbje.

Mirëpo, spanjolli beson që mund t’ia dalin dhe kjo gjë mund të arrihet vetëm duke fituar çdo ndeshje.

Do të luftojmë në fushë dhe të bëjmë më të mirën, do të mundohemi gjithnjë të fitojmë tri pikë. Nëntë pikë larg liderët, nëse dëshirojmë të fitojmë Premier Ligën, duhet të fitojmë çdo ndeshje. Çdo ndeshje e radhës është finale për ne. Premier Ligë, Carabao Cup, Liga e Kampionëve, kemi ndeshje të rëndësishëm në muajin e ardhshëm”, deklaroi Rodri.

City për momentin ka 28 pikë, nëntë më pak se Liverpool derisa kanë arritur të kualifikohen në fazën tjetër në Ligën e Kampionëve.