Këtë të diele do të jenë kundërshtarë në derbin 'Della Madonnina'

Këtë të diele do të jenë kundërshtarë në derbin ‘Della Madonnina’

Mbrojtësi i Milan-it, Ricardo Rodriguez i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij, duke thënë se Ivan Perishiq është shumë i rrezikshëm.

Dyshja kishin luajtur se bashku në Bundesligë me Wolfsburg-un, ndërsa të dielën do të jenë kundërshtarë në derbin ‘Della Madonnina’, Rodriguez si lojtar i Milan-it, ndërsa Perishiq si lojtar i Inter-it.

“Ivan është i fuqishëm, i shpejtë dhe shumë i rrezikshëm. Është e vështirë për ta ndalur atë, por shpresoj se nuk do të jetë në ditën më të mirë të tij”, ka theksuar Rodriguez.

Mbrojtësi zviceran e ka pranuar se në janar ishte afër transferimit te ‘Neroazurët’, por ka thënë se ndihet i lumtur që në këtë derbi luan si lojtar i ‘Rosonerëve’. Inter dhe Milan takohen të dielën në ‘San Siro’, në kuadër të javës së tetë të Series A.