Rodriguez jep lajmin e bukur

Rodriguez jep lajmin e bukur

Mesfushori i Realit të Madridit, James Rodriguez iu ka japur fansave të tij një lajm vërtetë të bukur, shkruan rtv21.tv.

Rodrigues përmes një postimi ka treguar se është bërë baba për herë të dytë. Djali i vogël i familjes Rodriguez është pagëzuar me emrin Samuel dhe është fëmija i dytë i kolumbianit. Salome është fëmija i parë dhe lindi në vitin 2013.

“Dua të ndaj me ju një gëzim të pamasë. Sot Zoti më lejoi të bëhem përsëri baba me ardhjen e Samuelit në familjen tonë. Jemi të lumtur që po përjetojmë këtë moment në shtëpinë tonë. Shumë faleminderit për dashurinë, respektin dhe kujdesin tuaj” shkruajti sportisti në rrjetin social Instagram. /21Media