Sipas Rohanit 'terroristet' po e duartrokasin Trumpin

Sipas Rohanit ‘terroristet’ po e duartrokasin Trumpin

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani deklaroi të shtunën se “terroristët” i duartrokasin presidentit amerikan Donald Trump për kryerjen e sulmit raketor në bazën ajrore në Siri.

Megjithatë, Rohani ka mbështetur thirrjet që të fillojë një hetim i pavarur lidhur me sulmin kimik të kryer më herët nga forcat e regjimit të Bashar al Asad, në veriperëndim të Sirisë, transmeton AFP.