Kee Marcello premton një show fantastik për HardhFest

Kee Marcello premton një show fantastik për HardhFest

HardhFest edhe sonte do të jetë një nga ngjarjet që do të marrë vëmendje të merituar në vendin tonë. Sonte, në skenën e këtij festivali do të ngjitet njëri prej legjendave të rokut, Kee Marcello i cili në konferencën për medie të mbajtur në Rahovec premtoi një show fantastik, përcjell rtv1.tv.

“Ne kemi përgatitur disa këngë që do ti këndojmë të viteve të 80-ta dhe 90-ta, dhe jam shumë i lumtur që do të preformoj për herë të parë në këtë vend disa këngë të periudhës sime” tha Kee Marcelo.

Ai shtoi se koncerti i sontëm do të jetë një përmbledhje e hiteve të grupit “Europe” gjatë kohës kur ai ka qenë pjesë e këtij grupi. Rokeri Kee Marcello tha se Kosova është duke i pëlqyer shumë dhe se sipas tij ai do të kthehet sërish këtu pasi të mbaroj verën dhe djathin që do ta marrë për në Suedi.

“Çka kam mundur të vlerësoj gjatë këtyre 24 orëve është se njerëzit janë shumë të ngrohtë dhe të shoqërueshëm, me duket sikur në Suedi. Atje njerëzit janë shumë të hapur dhe të shoqërueshëm…

Gjithësesi do të vij sërish në Kosovë, sa të më mbarojnë verërat dhe djathi që do të marr me vete”, tha ai.

Radio Televizioni 21 në ditët në vazhdim do ta sjellë një intervistë me të zgjeruar me këtë legjendë të rokut i cili do të flasë rreth jetës dhe karrierës së tij aktuale./21Media