Përdorimi i aspirinës redukton sëmundjet kancerogjene  dhe ato kardiovaskulare

Përdorimi i aspirinës redukton sëmundjet kancerogjene  dhe ato kardiovaskulare

Disa studiues kanë ardhur në përfundim se një aspirinë në ditë mund t’ju mbajë larg doktorit. Sipas tyre, aspirini mund të reduktojë mundësitë për vdekjen nga kanceri.

Instruktorja në Spitalin e Përgjithshëm Massachesttes, Yin Cao, ka prezantuar një studim mbi kancerin para Shoqatës Amerikane për Kërkimet e Kancerit, duke theksuar rolin e aspirinës në këto sëmundje.

Sipas saj, për një periudhë 32 vjeçare, rreth 8 mijë e 200 femra dhe afër 4 mijë e 600 meshkuj, kanë humbur jetën prej kancerin. Rreziku i vdekjes është 7% më pak tek femrat dhe 11% më pak tek meshkujt, të cilët përdorin rregullisht aspirinën, krahasuar me ata të cilët nuk marrin një dozë rregullisht.

Studimi tregoi se përdorimi i aspirinës redukton sëmundjet kancerogjene si dhe ato kardiovaskulare, duke ndikuar ndjeshëm në reduktimin e humbjes së jetëve.

Në prill të 2016, Shërbimi Parandalues i SHBA-ve, shprehu në raportin final se marrja e një doze të ulët të aspirinës në ditë, mund të parandalojë kancerin dhe sëmundjet e zemrës tek të rriturit e moshës 50 deri tek 69 vjeçare, të cilët kanë 10% rrezik të preken prej tyre.

Cao shpreson që studimi i saj të ndikojë në kërkimet e vazhdueshme mbi lidhjen e kancerit dhe vdekjes në përgjithësi./21Media