Film i bazuar në romanin e Michael Ignatieff-it

Film i bazuar në romanin e Michael Ignatieff-it

Aktori Liam Neeson është duke punuar drejt një roli të ri në një film, i cili për rastësi do të lidhet përsëri me shqiptarët.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai do të luajë rolin kryesor në filmin “Charlie Johnson in the Flames”, të regjisorit Tarik Saleh.

“Charlie Johnson in the Flames” paraqet në skenarin e tij aktorin Liam Neeson si një gazetar që përpiqet të gjurmojë të vërtetën mbi një kolonel, pasi ka parë atë të kryejë një krim të tmerrshëm beteje.

Ai do të gjurmojë më saktësisht vrasjen e një gruaje shqiptare nga një oficer serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bazuar kryesisht në romanin me po të njëjtin titull të Michael Ignatieff-it, “Charlie Johnson in the Flames”, regjisori do ta zhvendosë filmin nga Kosova në kontinentin afrikan, dhe me gjasë do të përqendrohet me theks në dhunën e vazhdueshme dhe në trazirat që përshkojnë gjithë atë hapësirë.

Kujtojmë se Liam u bë shumë i njohur për shqiptarët falë filmit “Taken”. Ai luante rolin e një babai detektiv në tri episodet e filmit “Taken”, ku ndiqte shqiptarët nga Tropoja, të cilët përpiqeshin të trafikonin vajzën e tij në Paris./21Media