Man. UTD kërkon deri në 20 milionë euro për mbrojtësin

Man. UTD kërkon deri në 20 milionë euro për mbrojtësin

Skuadra e Romës dëshiron ta kompletojë transferimin e mbrojtësit Chris Smalling në afatin dimëror.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit është huazuar nga Roma në afatin veror me mundësi blerjeje. Anglezi ka impresionuar të gjithë që nga transferimi në Itali.

Sipas disa raportimeve, gjiganti italian është i gatshëm të bëjë negociata për të kompletuar transferimin.

“Djajtë e Kuq”, kërkojnë 15-20 milionë euro për Smalling.