CSKA Moskës është mposhtur në shtëpi nga Romës, me rezultat 1-2

CSKA Moskës është mposhtur në shtëpi nga Romës, me rezultat 1-2

Takimi është zhvilluar në Luzhniki të Moskës, në Grupin G të Ligës së Kampionëve.

E para në epërsi kaloi Roma, me golin e shënuar nga Manolas (4’), ndërsa barazoi Sigurdsson (51’), kurse goli i fitores për Romën erdhi nga Pellegrini (59’). Roma pati edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk i realizuan.

Edhe ndeshjen e parë të luajtur në Romë dy javë më parë, i ka takuar skuadrës romake.

Në takimin tjetër që është duke u zhvilluar po ashtu në Ligën e Kampionëve, Valencia ka mposhtur klubin Young Boys, me rezultat 3-1.