Klubi nga kryeqyteti italian synon ta përforcojë fazën e sulmit

Klubi nga kryeqyteti italian synon ta përforcojë fazën e sulmit

Pas shitjeve të disa nga lojtarëve kryesorë, tani te Roma po mendojnë për blerjet.

Verdhekuqtë kanë nisur sërish bisedimet me skuadrën e Sassuolos për sulmuesin Gregoire Defrel.

26-vjeçari është objektivi kryesor i kryeqytetasve për fazën e sulmit dhe për të arritur te kartoni i tij, drejtuesit e klubit kryeqyteti i Italisë, kanë vendosur të rrisin ofertën nga 16 milionë euro plus 4 milionë bonuse, në 20 milionë euro.

Tashmë çdo gjë varet nga përgjigja që do të japin drejtuesit e Sassuolos.