Roma 3, Genoa 1

Roma 3, Genoa 1

Futbollistët e Romës sonte shënuan fitore në udhëtim kundër Genoas së papërshtatshme duke arritur deri tri pikë të reja në luftën për të siguruar njërën nga pozitat për ligat evropiane sezonin e ardhshëm.

‘Giallorossi’ ishin në një situatë emergjente, pasi Alessandro Florenzi dhe Aleksandar Kolarov u pezulluan, me Nicolò Zaniolo, Diego Perotti, Javier Pastore, Henrikh Mkhitaryan dhe Davide Zappacosta të lënduar.

Të përzgjedhurit e trajnerit Leonardo Spinazzolas kaluan shumë shpejt deri tek epërsia me golin e Cengiz Underit në minutën e pestë, ndërsa për dyfishimin e epërsisë në 2:0 ‘u përkujdes’ Davide Biraschi, duke shënuar autogol një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Vendësit u rikthyen shpejt në lojë duke shënuar gol përmes Goran Pandevit një minutë më vonë.

Fitoren ‘Ujkonjës’ ia siguroi boshnjaku Edin Dzeko në minutën 74-të.

Pas 20 xhirosh, në tabelë prinë Juventusi me 48 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Roma rënditet e katërta me 38 pikë, ndërsa Genoa ndodhet në pozitën e parafundit me 14 pikë, duke rrezikuar edhe më tej rënien nga liga më e fortë italiane Serie A.