Ka kohë që lojtari ka rënë në radarin e klubit

Ka kohë që lojtari ka rënë në radarin e klubit

Roma është gati të paguajë 25 milionë euro për qendërmbrojtësin e Atalantas, Gianluca Mancini.

Mbrojtësi ka një kohë të gjatë që është nën radarin e Romës dhe është zgjedhja e parë për të zëvendësuar Kostas Manolas, i cili u transferua te Napoli muajin e kaluar.

Mediat italiane raportuan se të dy klubet kanë rënë dakord për 21 milionë euro plus 4 milionë euro bonus.

23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 35 ndeshjet që ka zhvilluar sezonin e kaluar.

Mancini po pritet që t’i kryejë testet mjekësore në fund të javës, por do të jetë e njëjtë si lëvizja që bëri Bryan Cristante, kur u transferua nga Atalanta te Roma.