Roma – Porto, formacionet e mundshme
12 Shkurt 2019
Ndeshja fillon në orën 21:00
Ndeshja fillon në orën 21:00
Sonte luhen ndeshjet e para të fazës se 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Përpos supersifdës mes United dhe PSG-së, me fillim nga ora 21:00, luhet edhe ndeshja mes Romës dhe Portos.
Roma pritet t’i ketë disa mungesa duke filluar nga porta, ku pritet të mos paraqitet Robin Olsen, por vendin e tij do ta zë Mirante.
Tek gjiganti portugez nuk pritet të ketë ndonjë mungesë dhe pritet që në stadiumin Olimpico të Romës të luhet një ndeshje tejet interesante.
Formacionet e mundshme:
Roma (4-3-3): Mirante; Karsdorp, Fazio, Manolas, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Zaniolo; Florenzi, Dzeko, El Shaarawy.
Port (4-3-3): Casillas; Militao, Felipe, Pepe, Telles; Danilo Pereira, Herrera, Torres; Otavio, Soares, Brahimi.
Romakët u rendit e dyta në Grupin G me nëntë pikë, tre pikë më shumë se Real Madridi. Porto në anën tjetër i priu Grupit G me 16 pikë, ndjekur nga Schalke me 11.