U arrit marrëveshja për transferimin e boshnjakut

U arrit marrëveshja për transferimin e boshnjakut

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, do t’i bashkohet skuadrës së Antonio Contes. Me të ardhur tek Interi, Antonio Conte, ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, duke ua kërkuar Edin Dzekon dhe kjo dëshirë e tij do të plotësohet, pasi marrëveshja për transferimin e boshnjakut është arritur.

Sky Sport Italia raporton që Roma ka pranuar ofertën e Interit prej 10 milionë eur plus sulmuesin 18-vjeçar, Edoardo Vergani, i cili do të kalojë te Giallorossët.

Dzeko pritet t’i bashkohet Interit në fillim të muajit korrik dhe do të jetë së bashku me skuadrën qysh në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.

33-vjeçari ka realizuar 9 gola sezonin e shkuar me Romën në Serie A.