Marrëveshja përfshin detyrimin për ta bërë transferimin të përhershëm

Marrëveshja përfshin detyrimin për ta bërë transferimin të përhershëm

Roma ka njoftuar se ka nënshkruar zyrtarisht Carles Perez në huazim me detyrim blerje këtë verë nga Barcelona.

21-vjeçari vjen te Roma për të zëvendësuar të dëmtuarin Nicolo Zaniolo.

Klubi italian do të duhet të paguajnë 11 milionë euro për anësorin sulmues, pas marrëveshjes fillestare të huazimit prej 1 milionë euro më 30 qershor.

Marrëveshja midis Blaugranëve dhe Romës përfshin klauzola të lidhura me performancën, ku do të ketë bonuse deri në maksimum 4.5 milionë euro.

Barcelona gjithashtu ka përfshirë një klauzolë ku në rast shitje, klubi i tyre të pyetet i pari për riblerje./21MediaWelcome to #ASRoma, Carles Perez! 🐺