Çfarë mendoni ju, cili më i bukur?

Çfarë mendoni ju, cili më i bukur?

Romeo Beckham ka kopjuar modelin e flokëve të gërshetuar të babait të tij.

Djali i futbollistit të njohur anglez David Beckham tregoi sensin e tij të humorit në Instagram.

17-vjeçari ndau një fotografi të pamjes së tij dhe të babait të enjten në Instagram, me një sondazh ku pyeste se cilit nga tai përshtatet pamja më së miri me një emoji me fytyrë të qeshur, shkruan rtv21.tv

Dhe pa dyshim që David, 44 vjeç, i mësuar të vëzhgojë sondazhet për veshjet dhe të përmendur për pamjet e tij të bukura, do të tronditet kur do të zbulojë se djali i tij është ikona e stilit të ri.

Modeli i Burberry fitoi 71% të votave, për të cilat ai pa dyshim do të jetë i befasuar.

Kujtojmë se futbollisti është i martuar me disenjatoren e njohur Victoria Beckham. Çifti janë prindër të katër fëmijëve, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper./21Media