Romani “Mjaltë në the” është romani më i fundit i Çollakut

Romani “Mjaltë në the” është romani më i fundit i Çollakut

Romani i poetit dhe shkrimtarit Romeo Çollaku, “Mjaltë në the” është nominuar për çmimin Europian të Letërsisë. Ai renditet në listën e ngushtë të këtij çmimi të rëndësishëm, European Union Prize for Literature 2017, ku marrin pjesë shkrimtarë nga 12 vende të cilat janë përfshire në projektin Creative Europe. Ky çmim tregon diversitetin e literaturës europiane duke synuar njohjen e autorëve dhe përkthimin e tyre në gjuhë të tjera të Europës.

Romani “Mjaltë në the” (Honey Blade) i nominuar për European Union Prize for Literature, është romani më i fundit i Romeo Çollakut. Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të mbahet në Concert Noble, Rue d’Arlon 82, në Bruksel, më mbrëmjen e 23 Majit të këtij viti.

Romeo Çollaku është autor i pesë librave me poezi dhe i katër librave në prozë. Ai njihet edhe si përkthyes i letërsisë botërore, pasi ka sjellë në gjuhën shqipe 20 vepra nga letërsia greke, franceze, dhe polake.

Çollaku  ka fituar disa çmime ndërkombëtare për përkthimet nga viti 2007 deri në 2015. Ndër këto çmime përfshihet edhe një çmim për tregimet e shkurtra në vitin 2010./21Media