Rona është bërë nënë e një vajze

Rona është bërë nënë e një vajze

Këngëtarja  e njohur shqiptare, Rona Nishliu para disa dite është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Flori janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Noa.

Lajmin e ka bërë të ditur vet, Rona në rrjetin social Instagram, teksa ka shprehur me emocione të mëdha ndjenjat e saj e të bërit nënë.

“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë“, ka shkruar Rona në Instagram.


Rona Nishliu, beqarisë i ka dhënë fund në muajin shtator të vitit të kaluar. Dashurinë e tyre me martesë çifti e kurorëzuan në një ceremoni madhështore pranë familjarëve dhe shoqërisë së tyre.
Kujtojmë se, Rona në muajin prill promovoi albumin e saj “Mindili“, të cilin ia dedikoi fëmijës së saj. /21Media