Emocionuese!

Emocionuese!

Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, shumë persona kanë kujtuar përjetimet e luftës me shumë emocion. Ndër ta, edhe këngëtarja e mirënjohur, Rona Nishliu e cila ka shkruar një dedikim të veçantë.

Rona ka sjellë disa fotografi në Instagram nga koha e luftës dhe ka shkruar se kjo periudhë e luftës ka ngjarje që i shkaktojnë ankth.

“Kjo ishte situata në të cilën ndodhesha unë dhe qindra mijëra bashkëqytetarë nga Kosova, 20 vjet më parë. Pavetëdija ime po shkon drejt një procesi sistematik për të prodhuar kujtime të luftës dhe duke më sjellë atmosferë lufte çdo natë në ëndrrat e mija, në çdo shkurt dhe mars. Në shtëpinë që ende nuk mund të shkojë, familjarët që kanë vdekur, forcat militare serbe, rrënim, gjak, vuajtje, frikë, vijnë në ëndrrat e mija dhe unë zgjohem e mbuluar nga djersët e ftohta. Duhet ta kujtojmë të kaluarën, kështu që ajo nuk do të përsëritet më. Paqe”, ka shkruar Rona krahas fotografive.

Më 24 mars u bënë 20 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s kishin lëshuar raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë kishte mbajtuar fjalimin historik para popullit amerikan, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë. Kjo kishte qenë ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrje historike./21Media