"E dashur, jam më shumë se e lumtur për fitoren e këngës tënde"

“E dashur, jam më shumë se e lumtur për fitoren e këngës tënde”

“Ktheju Tokës” e Jonida Maliqit rrëmbeu vendin e parë në festivalin e 57-të në RTSH. Me këtë këngë ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, që këtë vit mbahet në Tel Aviv të Izraelit.  Madje, siç bëhet e ditur, Shqipëria është vendi i parë që paraqet këngën për Eurovisionin.

Rona Nishliu, që njihet si Zëri Magjik i Eurovisionit ndjehet tejet e lumtur për fitoren e Jonida Maliqit, e kësaj here ajo ishte pjesë e jurisë, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në Instagram, Rona i uroi fat asaj.

“E dashur, jam me shume se e lumtur per fitoren e kenges tende. Paç fat ne kete rruge te bukur 💝 Faleminderit RTSh qe me besove nje detyre te rendesishme si pjesetare jurie 💝”, shkroi Rona Nishliu.

Festivali Evropian i Këngës, i njohur si Eurovision fillesat e tij i ka në shekullin e XX-të përkatësisht në viitn 1956. Shqipëria është pjesë e Eurovisionit që nga viti 2004, me përfaqësuese, Anjeza Shahinin e cila u radhit e shtata. Suksesin më të madh Shqipëria e ka arritur në vitin 2012 me këngëtaren nga Kosova, Rona Nishliu e cila me “Suss” u radhit e pesta./21Media