Rona publikoi një imazh të bukur

Rona publikoi një imazh të bukur

Këngëtarja  e njohur shqiptare, Rona Nishliu në muajin korrik është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Flori janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Noa, shkruan rtv21.tv

Rona duket se ka vendosur që vajzën e saj ta mbaj largë syrit mediatik, pasi që  nga lindja ende nuk ka publikuar ndonjë imazh të vogëlushes.

Por, sot këngëtarja me anë të një fotografie të publikuar në Instagram ku preferoi që t’ia fshehë fytyrën vajzës, ka bërë një dedikim të veçantë për vogëlushen.

Grimca më e fuqishme e dashurisë!”, ka shkruar Rona.

Rona Nishliu, beqarisë i ka dhënë fund në muajin shtator të vitit të kaluar. Dashurinë e tyre me martesë çifti e kurorëzuan në një ceremoni madhështore pranë familjarëve dhe shoqërisë së tyre. Kujtojmë se, Rona në muajin prill promovoi albumin e saj “Mindili“, të cilin ia dedikoi fëmijës së saj. /21Media