"Melodia ime më e mirë"

“Melodia ime më e mirë”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu, në korrik të këtij viti është bërë nënë për herë të parë, shkruan rtv21.tv

Rona po shijon çdo moment që po kalon me vajzën e saj Noa-n.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video në të cilën shihet duke luajtur me vajzën, teksa ka lënë edhe një mbishkrim të veçantë.

“Kjo është lumturia e jetës sime 3.5 muajshe dhe ajo është melodia ime më e mirë. Të dua”, ka shkruar Rona krahas videos.

Kujtojmë se, Rona në muajin prill promovoi albumin e saj “Mindili“, të cilin ia dedikoi fëmijës së saj./21Media