"Dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen..."

“Dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen…”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu ka sjell në një variant tjetër këngën “Mallëngjimi”.

Kënga “Mallëngjimi” me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zanit të ëmbël, Muharrem Qena.

“Ky variant i jonë është një falenderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin, e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përrocken e fshatit… Mërgimi nuk është i lehtë e mallëngjimi është shoqërues i përhershëm…”, ka shkruar Rona në Facebook.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip./21Media