Ismail Kadare feston 83 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston 83 vjetorin e lindjes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu ka uruar publikisht shkrimtarin e njohur, Ismail Kadarenë me rastin e ditëlindjes së tij të 83-të.

“Edhe shume vite te tjera me shendet te mire dhe vargje e tregime te paharruara mjeshter Ismail Kadare”, ka shkruar Rona në një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja dhe shkrimtari shihen krahë për krahë njëri-tjetrit në një foto, që ishte realizuar dhe publikuar nga vetë Rona në vitin 2016, shkruan rtv21.tv

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare./21Media