Cristiano Ronaldo dëshiron që shoku i tij Marcelo të kaloj tek Juventus

Cristiano Ronaldo dëshiron që shoku i tij Marcelo të kaloj tek Juventus

Ronaldo bëri një transferim të bujshëm për 100 milionë euro në fillim të muajit korrik dhe tani mund të ndiqet edhe nga braziliani.

Marcelo dhe Ronaldo kanë qenë shumë të lidhur me njeri-tjetrin dhe tani, sipas “Tuttosport”, portugezi ka kërkuar që mbrojtësi i majtë të jetë sërish në ekipin e tij.

Gazeta italiane shkruan se Juventus ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për Marcelo, i cili do t’i thotë “po” kalimit, pikërisht i bindur nga Ronaldo.

Juventus do ta krijojë këtë fond pas shitjes së Alex Sandro te Paris SG./21Media