Ronaldo “bleu” veturën më të shtrenjtë në botë

Një veturë super-luksoze

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo thuhet se tani është pronari i ri i një Bugatti La Voiture Noire, makinë kjo më e shtrenjta e prodhuar ndonjëherë.

Raportet sugjerojnë se Ronaldo ka shpenzuar 11 milionë euro në Bugatin unik që u prezantua për herë të parë në botë në garën e makinave të Gjenevës 2019.

Kompania luksoze franceze ndërtoi vetëm një nga super-makinat prototipë dhe është si prodhim në përvjetorin e 110 të themelimit të kompanisë, raporton Daily Mail.

Makina është një interpretim modern i tipit mitik dhe legjendar Bugatti 57 SC Atlantik, katër prej të cilave janë ndërtuar mes viteve 1936 dhe 1938, transmeton rtv21.tv.

Bugatti ka konfirmuar se modeli i vetëm tani ka një pronar, por nuk kanë pranuar ta identifikojnë zyrtarisht personin që e ka blerë./21Media

Back to top button