Diferenca ka shkuar +4 për Juventusin

Diferenca ka shkuar +4 për Juventusin

Nuk është aspak e lehtë puna dhe objektivi i Interit për të rrëzuar Juventusin nga “mbretërimi” i futbollit italian. Duket se zikaltrit kanë nisur një projekt serioz, por në nisjen e fazës së dytë diferenca ka shkuar +4 për Juventusin.

Pikërisht sepse Interi u ndal në një ndeshje që fitohet me eksperiencë dhe duke pasur lojtarë kampionë në skuadër. Grupi shpeshherë nuk mjafton për të fituar. Duhet një prekje, një goditje, një pasim, një krosim që të fitosh.

Juventusi e ka kampionin e tij, Cristiano Ronaldo dhe jo vetëm. Në momentet më delikate ai shfaqet gjithmonë dhe i dhuron ekipit fitoren.