Ronaldo dhe Georgina janë martuar në Morocco

Ronaldo dhe Georgina janë martuar në Morocco

Cristiano Ronaldo është martuar në fshehtësi me të dashurën e tij mahnitëse Georgina Rodriguez, sipas raportimeve nga Italia. Revista “Novella 2000” ka shkruar se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë martuar në fshehtësi në Morocco.

Megjithëse as Cristiano Ronaldo dhe as Georgina Rodriguez nuk e kanë konfirmuar ose mohuar lajmin, burime të afërta me çiftin kanë thënë për “Novella 2000” se ish-lojtari i Real Madridit  e ka ndryshuar edhe testamentin e tij.

Georgina e pranoi në shkurt se do të dëshironte të bëhej gruaja e 34 vjeçarit, por i mohoi thashethemet  që ata ishin fejuar tashmë.

Qifti kanë një vajzë Alana Martina, e cila i ka mbushur dy vite në fillim të këtij muaji. Georgina ndihmon edhe në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos./21Media