Sulmuesi portugez me gjasë nuk do të largohet nga Real Madridi

Sulmuesi portugez me gjasë nuk do të largohet nga Real Madridi

Cristiano Ronaldo mund të pensionohet nga futbolli si futbollist i Realit. Të paktën kështu mendon ish-lojtari i ‘Los Blancos’, Michel Salgado.

Sipas ish-mbrojtësit spanjoll, Ronaldo është tejet i rëndësishëm për Realin dhe përkundër spekulimeve se ai mund të largohet nga Madridi, për shkak të problemeve me drejtësinë spanjolle dhe interesimit të klubeve si Manchester United dhe Paris Saint-Germain, klubi i tij i fundit në karrierë do të jetë Reali.

“Nuk mund ta paramendoj Ronaldon me ndonjë fanellë tjetër, së paku jo në nivelet më të larta të futbollit”, ka thënë Salgado.

“Unë mendoj se ai do të pensionohet në Madrid edhe pse ekziston mundësia që ai të luajë për ndonjë sezon edhe në SHBA”.

“Por assesi nuk e shoh atë të luajë me ndonjë skuadër tjetër evropiane. Mendoj se ai është shumë mirë te Reali”, ka përfunduar Salgado.