Ronaldo pranë më të dashurve

Ronaldo pranë më të dashurve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është ndër emrat më të komentuar në media jo vetëm për profesionin, por edhe për jetën private.

Ronaldo është pjesë e mediave rozër për lidhjet, ndarjet dhe familjen e tij në përgjithësi.

33 vjeçari është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme, si nga jeta profesionale, por edhe nga përditshmëria, shkraun rtv21.tv 

E kur jemi te kjo e fundit, lojtari sot ka hedhur në instagram një imazh të bukur familjar, përmes së cilit 126 milionë ndjekësve të tij ju ka thënë mirëmëngjes.

Me të dashurën, Georgina Rodriguezin si dhe me tre fëmijët e tij, Ronaldo duket mjaft i lumtur në imazhin e publikuar.

Ndryshe, së fundmi u shkrua në media se Georgina dhe Ronaldo do të fejohen./21Media