Portugezi ka realizuar dy gola në fitoren 3:0 të Realit ndaj Apoeli

Portugezi ka realizuar dy gola në fitoren 3:0 të Realit ndaj Apoeli

Ndonëse në La Liga është i suspenduar, Cristiano Ronaldo tregon më të mirën e tij në Ligën e Kampionëve ku në ndeshjen hapëse të edicionit të ri, realizon dy gola ndaj skuadrës së Apoel.

Transferimi i ri i Real Madridit, Dani Ceballos që debutoi në Ligën e Kampionëve, ka thënë se kur Ronaldo është në lojë, Reali ndryshon krejtësisht.

“Me Ronaldon në fushë, ndihemi më rehat, pasi që ai na jep vetëbesim”, ka deklaruar Ceballos.

“Ai është shpirti i skuadrës, është vendimtar për ne dhe forma e tij fizike është fantastike. Ronaldo pati një ndeshje shumë të mirë dhe ambicia që ka e bën atë më të mirin në botë”, ka përfunduar ai.

Ronaldo nuk do të luajë as këtë fundjavë ndaj Real Sociedadit, pas dënimit prej pesë ndeshjesh.