Ylli portugez është lënduar në ndeshjen e kombëtares së tij

Ylli portugez është lënduar në ndeshjen e kombëtares së tij

Cristiano Ronaldo kërkon me çdo kusht të jetë në fushë kundër Ajaxit, më 10 prill, në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

CR7 kishte planifikuar edhe një vizitë në klinikën Corachan, për rigjenerimin sa më të shpejtë të indit muskulor nëpërmjet një terapie të veçantë, që mund ta shkurtojë nga 35-50% kohën e riaftësimit.

Nga Barcelona vijnë konfirmimet për praninë e portugezit në këtë klinike, që vizitohet nga shumë futbollistë e ku së fundmi janë vizituar disa lojtarë të Romës.

Më kthimin në Torino, Ronaldo nuk kishte planifikuar vizita të tjera, pas atyre që kishte kryer gjatë grumbullimit me përfaqësuesen.

Ekzaminimet e mëtejshme janë planifikuar në fillim të javës, për të verifikuar sesi po rikuperohet pjesa e dëmtuar e muskulit.