Portugezi shpallet lojtari më i mirë për vitin 2017

Portugezi shpallet lojtari më i mirë për vitin 2017

Në një ambient fantastik pranë Kullës Eifel, është zbuluar fituesi i Topit të Artë për vitin 2017.

Viti fantastik i Cristiano Ronaldos, shpërblehet me çmimin më prestigjioz individual. Ylli i Real Madridit, që sezonin e shkuar ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, ka qenë protagonisti kryesor në këto suksese të “Los Blancos”.

Në garë me Ronaldon, kanë qenë edhe Lionel Messi e Neymar, por portugezi ishte ai që për të pestën herë në karrierë e fiton këtë çmim, duke barazuar Messin me Topa të Artë. Ronaldo e ka fituar Topin e Artë në vitet 2008, 2013, 2014, 2016 dhe tani më 2017.