Juventusi shënoi dy gola, ndërsa Parma një

Juventusi shënoi dy gola, ndërsa Parma një

Juventusi sonte shënoi një fitore të vështirë në Torino kundër Parmës, me rezultat 2:1, në kuadër të javës 20 të Serie A.

Pas kësaj fitoreje, “Zonja e vjetër” ka katër pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë, i cili arriti vetëm një barazim kundër Lecces, 1:1.

Për fitoren e 16-të në këtë edicion garash për Juventusin u përkujdes ylli portugez, Cristiano Ronaldo me golat e shënuara në minutat 43 dhe 58.

Parma, për të cilën kjo është humbja e tetë, arriti të rezistojë mjaft mirë ndaj një ekipi sikur është Juventusi, por në fund nuk pati fuqi të nxjerrë të paktën një pikë.

Golin e vetëm për Parmën e shënoi  Andrfeas Cornelius në minutën 55-të, por kjo ishte krejt ajo që mysafirët arritën të tregojnë sonte kundër kampionit italian.